Gazetari dhe publicisti shqiptar Mustafa Nano, vijon të etiketoj e përbalt qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij kanë gjak serbi. Ai javë më parë ka qenë pjesëmarrës në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd. Aty pa hezitim Nano kishte deklaruar se vetëm Kosova ndan shqiptarët e serbët.
Por, sipas burimeve mirë të informuara brenda institucioneve shqiptare në Tiranë, Mustafa Nano, është një spiun i cili punon për qarqe të caktuara serbe dhe greke.
Ai gjatë gjithë kohës tenton të krijoj përçarje në popullin shqiptar me qëndrimet e tij pro serbe dhe greke.
Për ta forcuar këtë që po themi janë edhe dëshmitë se gazetari Nano, vijon të shkruajë çdo dy javë në gazetën serbe Danas në një projekt letërkëmbimi mes tij dhe kryeredaktorit të kësaj gazete, Zoran Panoviç.
Në shkrimin e botuar në fund të vitit të kaluar, Nano shkruan ndër të tjera se në Shqipëri akuza si “spiun serb” është më e rënda për politikanët dhe kjo ka kompleksuar jo pak edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili siç thotë Nano, e ka gruan e tij me origjinë serbe.
“Berisha ka bërë çmos të dallohet mbi të tjerët si antiserb. Nuk lë rast pa marrë poza antiserbe. Mirëpo, edhe duhet kuptuar, i shkreti. Damka e spiunit serb, siç ju thashë, është shumë penalizuese për një politikan shqiptar. Të kesh qenë, apo të jesh, spiun i serbëve, është shumë më e rëndë se sa të kesh qenë sigurims antiamerikan, siç ka qenë ai shqiptari i vogël te Simpsonët.”, shkruante Nano në gazetën serbe për ish-kryeminsitrin shqiptar.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut