Mustafa-Nagavcit: Çka do të bëjnë ata prindër që s’kanë mundësi t’i blejnë e të presin ty deri t’ua transferosh mjetet në bankë?

19:27 | 21 Gusht 2023
E.G

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas njoftimit nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se librat shkollorë duhet të blihen nga prindërit.

Me anë të një psotimi në Facebook ai ka kërkuar nga Nagavci  që të gjejë zgjidhje për t’i furnizuar nxënësit me libra e jo t’ua lë barrë prindërve, pasi tha se për këtë paguhet, shkruan Arbresh.info.

Mustafa ka parashtruar një sërë pyetjesh lidhur me se çka duhet të bëjnë ata prindër të cilët nuk kanë mundësi për blerjen e librave apo pë rata që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e aplikimit.

“Oj Ministre! Çka do të bëjnë ata prindër që NUK kanë mundësi t’i blejnë e të presin ty deri t’ua transferosh mjetet në bankë? Pse duhet DETYRIMISHT ta hapin këta prindër një llogari bankare për ti blerë librat e fëmijëve? Çka të bëjnë prindërit e zonave rurale që duhet shpenzuar për të shkuar në qytet të hapin llogarinë? Çka të bëjnë prindërit që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e aplikimit online?”, pytei ai.

“Kollaj është të i fshish duart “bëni zgjidhje vet”. Vështirë është të udhëheqësh me arsimin. Por, ti paguhesh për të udhëhequr, e jo për të rrudhur krahët”./Arbresh.info.

Lexo edhe:

Shtëpitë botuese ngrisin çmimet e teksteve shkollore – Nagavci: Paratë do t’ua transferojmë prindërve

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme