Google ADS

Mustafa – Mogherinit: Qytetarëve t’iu sigurojmë liberalizimin e vizave

20:01 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit, Kryeministri në detyrë Mustafa, tha se me Mogherinin biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm por edhe për çështjet të cilat i presin edhe Kosovën edhe për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

“Shpreha përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane dhe se ne, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekim rrugën që na qon në perspektivë evropiane”, tha ai.

Deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa:

Pata një takim me përfaqësuesen e lartë, zonjën Mogherini.
Biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm por edhe për çështjet të cilat i presin edhe Kosovën edhe për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
Shpreha përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane dhe se ne, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekim rrugën që na qon në perspektivë evropiane.
Mbesim të përkushtuar për bashkëpunimin regjional dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Biseduam edhe për nevojën e vazhdimësisë duke pas parasysh se janë iniciuar dhe jemi në proces të disa vendime që janë të rëndësisë themelore, siç janë ato të demarkacionit, asociacionit dhe për dialogun.
Me këtë rast unë ndava qëndrimin që e përfaqësoj tani në krye të LDK-së, se ne do të mbesim të përkushtuar në këto procese dhe se kandidati ynë për kryeministër, po ashtu, mbetet i përkushtuar që këto procese t’i qoj përpara me Bashkimin Evropian.
Vlerësojmë se nuk kemi rrugë tjetër, duhet që qytetarëve t’iu sigurojmë liberalizimin e vizave edhe po ashtu duhet t’i implementojmë marrëveshjet që i kemi arritur.
Kryeministri Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme