Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nëse partia e tij merr mandatarin, në qeverinë e re do të përfshihen njerëz kompetentë, e që të tillë sipas tij ka edhe Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe partitë e tjera pakicë.
Mustafa ka thënë në Rtv21 se përkundër shkarkimit të njerëzve të LDK’së nga kryeministri Albin Kurti në qeveri, LDK’ja përballoi atë që ai e ka cilësuar atak të Kurtit, dhe u pajtua që ministrat e tjerë që mbetën, të punojnë në kohën kur vendi po lufton me koronavirusin.
“Ata mbesin aty përderisa të jenë të pranueshëm për kryeministrin. Në çdo moment ai mund t’i lirojë nga detyra. Ne jemi të koncentruar që puna e tyre kryesore të jetë beteja kundër pandemisë”, është shprehur Mustafa.
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...