Qindra qytetarë anekënd Kosovës u mblodhën sot në një nga restorantet në periferi të Prishtinës për të qenë të pranishëm në manifestimin më rastin e 30 vjetorit të themelimit të partisë së parë në Kosovë LDK.
LDK ishte udhëheqëse e rrugës për liri të Kosovës.
Kështu tha kryetari i LDK-së Isa Mustafa në organizimin qendror për nder të 30 vjetorit, shkruan portali arbresh.info.
Duke treguar rrugëtimin e LDK-së, Mustafa u zotua gjithashtu se do të bëjnë përpjekje që ti zbulojnë të gjitha vrasjet e aktivistëve të saj.
“LDK ishte udhëheqëse e rrugës për liri, ishte prisje e përpjekjeve për pavarësisë. Sot u mbushen 30 vjet të bujshme të LDK-së. LDK ka dhënë presidentin historik Ibrahim Rugovën. LDK ka propozuar shenjat e shtetit të Kosovës. LDK drejtoj Qeverinë e Kosovës për një periudhë ku nxiti zhvillimin ekonomik e nënshkroi kontratën për Stabilizim-Asociim. LDK dëshmoi qartë se është parti e cila di të drejtoj shtetin pa korrupsion. Në këto 30 vite LDK i ka shërbye qytetarëve të saj. LDK beson se të gjithë qytetaret e saj do të jenë mirnjohes ish-Presidentit Rugova. Ne do të bëjmë atë që është e mundur qe ti ndriçojmë vrasjet e udhëheqësve të LDK-së”.
Duke folur për punën e LDK-së, kryetari Mustafa nuk la anash pa përmendur as kohen kur partia në e madhe u nda në dysh.
Mustafa madje përçi edhe një mesazh për disa figura që ditëve të fundit patën kundër deklarime ndaj njeri tjetrit.
Sipas Musafës ambiciet për pushtet duhet të kaloj ndryshe dhe jo përmes përçarjes.
“Në tërë këtë ecje kishte një fatkeqësi në vitin 2006 kur LDK u nda në dysh për shkak të dëshirave për poste politike. Fatkeqësisht në atë periudhë dolëm si partia e dytë. LDK-ja ka nevojë për unitet dhe se ambiciet për pushtet duhet ta kalojmë ndryshe dhe jo përmes përçarjes”.
E ndonëse ishte organizim festiv, Mustafa nuk la pa përmendur as marrëveshjen më Vetëvendosjen.
Para të pranishmeve Mustafa tha se i dinë përgjegjësit e tyre dhe se s’kanë nevojë për trysni mediale për arritjen e një marrëveshjeje.
Ai gjithashtu dha një mesazh për Vetëvendosjen.
“Si rezultat i rezultateve të fundit LDK-ja ka marrë besimin që të jetë në një koalicion me Vetëvendosjen. Ne po bëjmë përpjekje që të arrijmë një koalicion të tillë. Në përpjekjet tona na jemi të vetëdijshëm për ideologjinë e kundërt, por edhe për të kaluarën. Ne po bëjmë përpjekje që të gjejmë një rrugë për zgjidhje. Ne dëshirojmë që ti ndajmë përgjegjësit baras me votën. LDK është parti e parë pluraliste. Ne kemi marr përgjegjësi për Kosovën në të gjitha fazat andaj gjatë këtij procesit të arritjes së marrëveshjes në më së pakur kemi nevojë për një presion politik e medial nga ata që si kanë mbrojt asnjëherë interesat e LDK-së. LDK i ka lexuar qartë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe mendoj se dhe VV-ja duhet ti lexoj qartë këto rezultate dhe të kuptoj se kemi dallim vetëm me një deputet”./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç