Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se vendi ka nevojë për një Kuvend që më pas të bëjë një Qeveri, duke shpresuar të jetë e përfunduar javën e ardhshme.
“Deri në momentin që ne ta dorëzojmë detyrën tonë, më obligon ligji ta drejtojë Qeverinë deri të formohet e reja”, ka thënë Mustafa.
Për sa i përket ministrive dhe ministrave nga legjislatura e kaluar, Mustafa ka thënë se ka liruar 8 ministra, dhe 1 zëvendës kryeministër.
“Kam liruar 5 ministra nga LDK, 2 nga PDK, 1 i komuniteteve më pas të hënën do të marr vendim për secilin prej tyre dhe ministritë ku kemi përgjegjësi” shtoi Mustafa.
Ndërsa për sa i përket pjesëmarrjes së gjinisë femërore në qeveri, premtim i Mustafës në fushatë, ai thotë se do bëjmë ndërrime si të është e mundur.
“Sa më shumë gra në Qeveri aq më shumë do kemi rezultate të mira”, përfundoi Mustafa.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...