Mustafa me besim të plotë tek SHBA-të, pret marrëveshje finale sivjet

20:57 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shprehet optimist se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, do të arrihet deri në fund të këtij viti.

Mustafa thotë se pavarësisht dallimeve mes SHBA-së dhe BE-së, sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më në fund do të arrihet një marrëveshje, që konsideron se procesi i dialogut është stërgjatur.

Ai thotë se janë të bindur se përfshirja e SHBA-së në këtë proces do të rezultojë me një marrëveshje përfundimtare.

“Kemi besimin e plotë në SHBA dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i hapte rrugë Kosovës në anëtarësim në OKB dhe mekanizma të tjerë”, tha Mustafa në Televizionin Publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme