Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim shefin ekzekutiv të Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, me ç’rast ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik në arsimimin e kuadrove të reja, si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell dhe drejtuesit e Këshillit Britanik, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar në progresin e arritur.
Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, duke theksuar dhe kontributin e veçantë të Këshillit Britanik, sidomos në arsim, në trashëgimi kulturore dhe në fusha të tjera.
“Mbretëria e Bashkuar, me kontributin e madh që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, ka qenë një ndër promotorët dhe mbështetësit kryesor të progresit që është arritur në Kosovë deri më tani”, tha kryeministri Mustafa.
Ai, po ashtu, ka kërkuar përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik, sidomos në arsimimin e kuadrove të reja, si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si fushë e prioritetit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik, Sir Ciaran Devane, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shpreh përkrahjen e mëtejme të Këshillit Britanik në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin dhe trashëgiminë kulturore.
Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Sir Ciaran Devane, kanë nënshkruar marrëveshje, përmes të cilës Këshilli Britanik do të menaxhojë Fondin për bursa për trashëgimi kulturore, që është krijuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila ka ndarë 250 mijë euro për 5 bursa të plota për studime post-diplomike në universitetet më të mira britanike.
Ndryshe, Fondi i bursave për trashëgimi kulturore, është themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të subvencionuar trajnimin dhe shkollimin e kuadrove deficitare, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale e shkencore të institucioneve të trashëgimisë kulturore.
MKRS ka ndarë 250 mijë euro për 5 bursa të plota për studime post-diplomike (Master shkencor) në Universitetet më të mira britanike si Cambridge, Oxford, UCL, York, etj. Këshilli Britanik në Kosovë do ta menaxhojë të gjithë procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes së përfituesve të këtyre bursave, në koordinim me institucionet përkatëse.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...