Google ADS

Mustafa mbledh Këshillin e Sigurisë

17:56 | 13 Prill 2017
M. A.

Nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve përkatëse në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Siç njofton zyra e për informim e kryeministrit, në mbledhje, u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur sigurinë dhe rendin kushtetues në vend.Anëtarët e Këshillit, në mes tjerash, po ashtu, raportuan për hapat e ndërmarrë nga institucionet përkatëse në parandalimin dhe përballjen me sfidat e sektorit të sigurisë në vend, duke shprehur përkushtimin për punë edhe më të shtuar, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë një ambient të sigurt dhe të qetë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh të të gjitha dikastereve shtetërore, duke i inkurajuar që të ketë rritje të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shoqërinë civile, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme