Mustafa: Mbetet që ne të punojmë edhe më shumë për këtë vend

15:46 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha në seancën e sotme solmne për nder të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës se në këtë përvjetor duhet të jemi mirënjohës për ata që kanë dhënë jetën që Kosova të jetë sot këtu ku është.

Mustafa e përmendi ish-presidentin, Ibrahim Rugova duke thënë se ai ishte njëri ndër iniciatorët kryesor për pavarësinë e Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Për këto vite Kosovan në bashkëpunim me aleatet e saj ka konsoliduar pavarësinë. Kosova ka dhënë dëshmi të fuqishme për luftën kundër terrorizmit. Mbetet që ne të punojmë shumë që t’i thellojmë rezultatet tona dhe t’i përbushim kërkesat që qytetarët i kanë karshi nesh. Kosova do të forcohet dhe do të zhvillohet”, tha Mustafa./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme