Kryeministri i në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur të tmerrshme gjendjen në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa ka thënë se sot do të duhej të rrëzohej koalicioni i PAN-it dhe të themelohej koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe, shkruan arbresh.info.
“Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!”, ka thënë Mustafa në Facebook./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare