Google ADS

Mustafa: LDK është partia më e madhe në Kosovë

12:15 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në 29 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur lideri i saj, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se LDK është partia më e madhe në vend, shkruan arbresh.info.

“Pas 29 vitesh nga themelimi LDK qëndron  e para në Kosovë, me numrin më të madh të parlamentareve në Kuvend, me numrin më të madh të komunave nën udhëheqje dhe me përkrahjen më të madhe”, ka thënë ai.

I pari i LDK-së ka kujtuar disa nga veprimtarët e LDK-së.

“Krahas presidentit, Ibrahim Rugova kujtojmë edhe Fehmi Aganin, Xhemajl Mustafën, Tahir Zemjajn, Nekibe Kelmendin, Idriz Rrecin si dhe shumë veprimtarë të tjerë të LDK-së që u vranë në lufatë apo pas saj nga dora tinëzare për të cilat LDK kërkon zbardhjen e këtyre rastëve”,ka thënë ai.

Gjatë gjithë fjalimit të tij, Mustafa ka qendëruar ulur duke kërkuar falje për këtë e arsyetuar me problemet shëndetësore.

“Më vjen keq që po ju drejtohem ulur sepse ju e meritoni respektin më të madh. Po mbushen gati një vit që po ballafaqohem me rehabilitim mjekësor dhe po arrij që të rikuperohem ngadalë”, ka thënë ai.

Ndryshe të dielën Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar 29 vjetorin e themelimit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme