Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se për VV-në mbesin dyert e hapura deri në mesnatë për bashkëpunim.
Ai ka thënë se Vetëvendosje mund t’i ofrojë mbështetje Vjosa Osmanit ashtu si shumë qytetarë që kanë mbështetur kandidaturën e saj.
Besian Mustafa ka thënë se LDK listat do t’i përpilojë nga dita e hënë duke pritur edhe propozimet e degëve të LDK-së, përcjell Telegrafi.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se në një listë të përbashkët LDK dhe Vetëvendosje do të duhej të bashkëpunonin e jo të futeshin në garë gjatë fushatës me njëri tjetrin.
Mustafa ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes nuk është e pranueshme por mbetet ende e hapur oferta për të bashkëpunuar në mbështetje të Vjosa Osmanit.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt për bashkëpunim me Alternativën, Mustafa ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së kishte marrë vendim për biseda vetëm me Vetëvendosjen dhe sipas tij nuk ka pasur komunikime me palë tjera përfshirë edhe Alternativën.
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...
Djali i Jakup Krasniqit: Mbështetjen e mora nga babai dhe sh...