Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka takuar kryetarët e degëve të LDK-së lidhur me procesin zgjedhor në këtë pari.
Mustafa përmes një shkrimi në facebook ka thënë se në mbledhje konfirmuan gatishmërinë dhe disponimin e lartë për zgjedhje dhe për ta fuqizuar LDK-në, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
“Miq të nderuar,
Sot takova kryetarët e degëve të LDK-së, lidhur me bashkërenditjen e procesit zgjedhor.
Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brënda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë”.
Moti sot i vranët dhe me fjolla bore
Dita e Pavarësisë, FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot
Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me një sërë akti...
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?