Mustafa: Kur jam mes sportistëve bindem për potencialin e rinisë

22:09 | 23 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sa herë ndodhem në mesin e sportistëve tanë, bindem për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Kosova te rinia e saj, e cila po arrin rezultate të mëdha sidomos në sport dhe art.

Ai ka qenë prezent në ceremoninë e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e shpalljes se laureatëve të vitit 2016.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

“Mbrëmë, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për sportistët më të mirë të Kosovës për vitin 2016, pata kënaqësinë të jem prezent i dhënies së çmimeve për medalisten e artë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, xhudisten Majlinda Kelmendi, dhe fituesin e medaljes së bronztë në kampionatin botëror të karatesë, Herolind Nishevci, për trajnerin më të mirë të xhudos, Driton Kuka, si dhe çmimet speciale për kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, dhe trajneren e përfaqësueses në karate, Shqipe Zogiani.
I uroj për çmimet edhe karateistin Orges Arifi, xhudisten Distria Krasniqi dhe boksieren, Donjeta Sadiku”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme