Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku raportoi kryeministri, Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë, ky i fundit tha se një ndër temat që do të bisedohet ka të bëjë me çështjet ekonomike.
Për këtë temë deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, foli duke u ankuar se Kosova është dashur të paguaj 180 milionë euro borxhe në Bankën Botërore, borxh ky sipas tij i Serbisë. Por, ky nuk është i vetmi dëm ekonomik që sipas tij i është shkaktuar Kosovës.
“Nëse lidhemi te çështjet ekonomike se çka do të kërkohet edhe nën çka nuk do të tërhiqemi. Edhe këtu te detajet, për t’iu referuar procesit të negociatave në Vjenë, më duhet të ndërlidhem me një çështje shumë specifike. Është trashëgimi i borxhit prej ish-Jugosllavisë sa i përket borxhit që është marrë në Bankën Botërore. Në një kontratë që më ka ra ta shohë aty shihet se borxhi që i është faturuar Kosovës prej rreth 180 milionë euro i cili thuhet se është u shpenzua në Kosovë, ka përmbajtur ndëshkime për kamatë vonesa të pagesës prej vitit 1990 e tutje. Borxh të cilin pala kosovare e ka pranuar pa asnjë fjalë goje. Pra 193 milionë euro kamata janë pranuar, kamata të cilat kanë qenë për borxhe të Serbisë”, ka deklaruar Murati.
Por të gjitha këto pretendime të deputetit Murati, sipas ish deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ekonomistit, Muhamet Mustafa, nuk qëndrojnë.
Sipas Mustafës në negociatat e Vjenës, delegacioni i Kosovës ka kërkuar qe jo vetëm vonesat por edhe gjitha borxhet që është dashur të paguhen gjatë asaj dekade duhet të paguhen nga qeveria serbe, sepse sipas tij ajo ka okupuar asetet e lidhura me këto borxhe dhe i ka përdorur për politikën e saj koloniale.
“Kjo ka qenë kërkesë decidive e Kosovës dhe qëndrim i ekipit të ekspertëve që kam udhëhequr unë dhe i gjithë ekipi i unitetit. Marrëveshja me Serbinë nuk është arritur. Plani i Ahtisuarit ka paparë mundësinë e një arbitri neutral por as kjo nuk është zbatuar. Në Memon qe i kam përgatitur kryeministrit Hoti për dialogun e tanishëm është ripërsëritur qëndrimi i Kosovës sikurse ne Negociatat e Vjenës”, ka shkruar Mustafa.
Mustafa përmend deklaratën e Muratit, ku thotë se dikush i ka pranuar këto borxhe. Gjë për të cilën deputeti i LDK-së thotë se nuk është në dijeni.
“Nuk e di se të dyja palët kanë diskutuar borxhet pas negociatave në Vjenë. Nëse Hekuran Murati e ka këtë informate le ta thotë te plote, nga kush është pranuar ky borxh dhe kur ka ndodhur kjo?”, ka përfunduar ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...