Në 18 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Ukë Bytyçi kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka përkujtuar të ndjerin.
Sipas Mustafës, Bytyçi ishte një personalitet i veçantë dhe pjesë e plejadës së burrave të mëdhenj që kanë kontribut në pavarësinë e Kosovës, shkruan portali arbresh.info
“Sot, bëhen 18 vite nga vrasja, e kryetarit të Komunës së Suharekës, veprimtarit dhe patriotit të pashoq, Ukë Bytyçi.
“Uka ishte një personalitet i veçantë, i urtë e modest, punëtor dhe shumë i afërt me të gjithë qytetarët, kjo u dëshmua edhe në fitoret e tij plebishitare. Ai ishte një prej themeluesve të LDK-së, kryetar shumëvjeçar i LDK-së në Suharekë, mik i afërt i Presidentit Rugova dhe pjesë e plejadës së burrave të mëdhenj që dhanë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Menjëherë pasi ai shënoi fitore në Suharekë, u qëllua pabesisht nga shkrepjet e disa keqdashësve që nuk ia donin të mirën as LDK-së, Suharekës dhe as Kosovës dhe vrasja e tij ishte mënyra e vetme për ta mposhtur atë në fitoret e vazhdueshme të tij. Vrasja e tij ishte një goditje e rëndë për Kosovën dhe institucionet e saj.
“Ukë Bytyçin do ta kujtojmë përherë si pishtar i demokracisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“Edhe pse kanë kaluar 18 vite nga vrasja e pabesë e tij, mbetet dhimbja e madhe jo vetëm për familjen Bytyçi, por edhe për LDK-në dhe gjithë Kosovën, që humbi burrin e madh të Suharekës, liderin e përmasave kombëtare, Ukë Bytyçin.
“Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!”/arbresh.info/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës