Mustafa: Kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës?

09:54 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës ka ndarë kohën e tij të tregojë disa përparime që ka bërë shteti ynë në arenën ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info.

Mustafa ka përmendur tri organizatat e mëdha që kanë lëvduar së fundmi Kosovën si : Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve.

Mes tjerash kryeministri ka pyetur se kujt po i pengon ky progres i jashtëzakonshëm i Kosovës që është bërë në dy vitet e fundit posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë./Arbresh.info

Lexo të plotë shkrimin e tij në Facebook:

Të dashur miq,

Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve.

Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave.

Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.

Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës.

Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen!
Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?!

17795908_1300752009991033_7139957385797301107_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme