Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të votoj të gjetura të caktuara për kufirin të cilat janë të bazuara në kutet e gjeografit dhe tashmë kryetarit të komisionit shtetëror, Shpejtim Bulliqit dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Mustafa këto deklarime i ka dhënë në një intervistë të shkurtër për media.
“Natyrisht që ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, pohoi Mustafa.
“Asnjë gjetje të njëanshme nuk do të votojë LDK-ja, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme”.
Sipas Mustafës, “kufiri nuk mund të vihet me marrëveshje të njëanshme e as me kutet e Shpëtim Bulliqit e të Ramush Haradinajt, por mbi bazën shkencore, mbi bazën profesionale dhe mbi bazën e një marrëveshje të dyanshme në mes të dy shteteve”.
“Ai është kufiri, kufiri mes një shteti nuk ka, por ka kufi të dy shteteve”./klankosova/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A