Mustafa: Kosova po ecën përpara, ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt

21:10 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka theksuar se kjo javë po përmbyllet me mjaft suksese.

Duke numëruar këto suksese, Mustafa ka përmendur fitoren e xhudisteve Distria Krasniqi, Nora Gjakovës, Flaka Loxha dhe Loriana Kukës të cilat sollën 4 Medalje.

Ndër të tjerash Mustafa ka thënë se në mesin e këtyre sukseseve është edhe vlerësimi maksimal për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe nderimi i Betejës së lavdishme të Koshares.

Kryeministri Mustafa ka shtuar se Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe sipas tij ky progres nuk duhet t’i pengoj askujt, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur miq,

Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese.

Xhudistet tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta).

Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House.

Sot nderuam edhe Betejën e lavdishme të Koshares dhe heronjtë tanë, që së bashku me NATO-n, na e bënë të mundur këtë ditë.

Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre.

17800451-1302592556473645-7683202302008381606-n 17861442-1302592543140313-739498021983009375-n 17862353-1302592589806975-5317589198584252083-n 17862396-1302592539806980-517995624265953911-n 17883975-1302592559806978-5581996149901403060-n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme