Mustafa: Kosova është një shtet që nuk ka frikë nga e kaluara

10:58 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Isa Mustafa në takimin konsultativ të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ka thënë se çdo përpjekje për stabilizimin e qytetarëve është e mirëseardhur.

Ai ka thënë se Kosova është një shtet që nuk ka frikë nga e kaluara, e cila nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, njashtu do të jetë edhe e ardhmja, raporton portali arbresh.info.

“Duke luftuar të keqen e djeshme ne do të ndërtojmë të mirën e sotme. Duke u ballafaquar me të djeshmen ne e sigurojmë një të ardhme”.

“Çdo krim dhe vrasje e pa ndëshkuar dje mund të bëhet e dyshimtë për të ardhmen”, ka përfunduar kryeministri Mustafa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme