Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përqesh Komisionin e ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me në krye Shpejtim Bulliqin.
Ai ka pyetur për faktet të cilat ky komision pretendon se ka gjetur, e që dëshmojnë se Kosova ka humbur territor.
Statusi i plotë:
Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dijnë ku është kufiri me Malin e Zi. Ata e rizgjodhën kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror.
Shtrohet pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet t’i ofrojnë faktet e tyre, jo të “Murat Mehës”.
Ditë më parë Kryetari i Komisionit për Shënimin e kufirit,Shpejtim Bulliqi tha se kanë gjetur prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Kosova ka humbur territor me versionin aktual të demarkacionit.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...