Isa Mustafa ka numëruar grevat në shkolla e në spitale, grevat e gazetarëve të televizionit publik, të doganierëve e të shërbimit korrektues, si arsye të një kolapsi, që sipas Mustafës, po e shkakton Qeveria.
Kreu i LDK-së, isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook e ka akuzuar koalicionin qeverisës se po e çojnë vendin në kolaps.
Postimi i plotë i Mustafës:
Të nderuar qytetarë,
Koalicioni, që rrihte gjoks se do të merr vendime të mëdha, po e kolapson Kosovën.
Po mbushen tre javë me shkolla e fakultete te mbyllura, e këta vazhdojnë të bëjnë pazare;
Mijëra pacient presin për tu operuar, ndërkaq kirurgët vazhdojnë grevën;
Të pakënaqur me paga shprehen edhe gazetarët e RTK-së, doganierët, infermierët, punonjësit e shërbimit korrektues…
PSD e shantazhon Qeverinë me Ligjin për paga, Ligjin për dialogun, shkarkime e ngarkime… ashtu siç e shantazhonte Lista Serbe;
Po hyjmë në muajin e tretë, që katër komuna në veri nuk e pranojnë sovranitetin shtetëror;
Ky koalicion dështoi në liberalizimin e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dështoi me kontratën e Kosovës së Re, sepse u tërhoq financuesi kryesor – Banka Botërore, po e shkatërron Telekomin me punësime partiake sikurse edhe ndërmarrjet e tjera publike;
Ky është koalicioni me Qeverinë me 1/3 e ministrave me aktakuza me mbi 80 zëvendësministra;
Ky koalicion ia humbi Kosovës 13 njohje;
Korrupsioni, sipas matjeve ndërkombëtare është në rritje;
Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë përkeqësuar.
E gjithë kjo nuk habitë. Janë këta të njëjtit që për dy vite e gjysmë e kallën Kosovën, erdhën në pushtet me dhunë; kundërshtuan Marrëveshjen për demarkacionin deri sa erdhën në pushtet; janë të njëjtit që organizuan anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por nuk arritën, në dhjetor të vitit 2017 dhe që nuk mërziteshin as për BE-në e as për SHBA-të.
Kosova nuk duhet t’ia besoj edhe më tutje këtij koalicioni qeverisjen e vendit; nuk duhet t’ia besoj dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, nuk duhet t’ia besoj arkën e shtetit…
Qeverisja e këtij koalicioni, në krye me PDK-në, është e dëmshme për Kosovën.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/vendi-ne-kolaps-isa-mustafa-akuzon-koalicionin-qeverises-per-cdo-te-zeze-622075/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas