Google ADS

Mustafa: Koalicioni i shpresës, do ta rimëkëmb Atdheun tonë!

23:39 | 8 Qershor 2017
M. A.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se gjatë këtyre ditëve të fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa që është mbajtur në disa vende në Kosovë, është parë se do të ketë fitore të madhe.

Sipas tij, “Fitorja historike e Koalicionit të Shpresës, në krye me LDK-në, do ta rimëkëmb çdo cep të Atdheut tonë!”

Shkrimi i plotë:

“Vullnetin e popullit të Kosovës për të ecur përpara nuk mund ta ndal askush.

Ferizaji, Lipjani, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe Prishtina e thanë sot solemnisht fjalën e tyre!

Fitorja historike e Koalicionit të Shpresës, në krye me LDK-në, do ta rimëkëmb çdo cep të Atdheut tonë!

#BashkëTëVendosur

#PërKosovënQëDuam”, shkruan kryeministri në largim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme