Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së , kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se janë të gatshëm për përmbushje të zotimeve.
” Sot kemi biseduar për disa çështje, kemi biseduar për platformën e dialogut, dhe ne e konsiderojmë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet si dy shtete të barabarta. Po ashtu konsiderojmë se dialogu duhet të ketë qëllimin përfundimtar njohjen e Kosovës nga Serbia. Do të kërkojmë që ky dialog të definohet si dialog i barabartë. Ne si Lidhje do të angazhohemi që dialogu mos ta bjer në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe ai duhet të vazhdoj brenda kornizës së Kushtetutës se Kosovës dhe jo të kthehemi mbrapa. Ne e vlerësojmë lartë angazhimin e BE-së dhe Amerikës dhe i ftojmë të jenë të kyçura për implementimin e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve . Asnjë palë nuk duhet ta pengoj në hapat e më tejmë dhe anëtarsimet në organizatat ndërkombëtare. Dialogun mund ta përcaktoj vetëm një Qeveri që e përfaqëson shumicën dhe që votohet marrëveshja nga Kuvendi. LDK vazhdon të qëndroj pranë bindjes se institucionet e tanishme nuk mund ta bartin këtë proces sepse as nuk kanë mandat por as nuk i kanë numrat. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në këtë proces pas legjitimit nga qytetarët dhe të mbahen zgjedhjet e lira”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/997214757130219/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...