Google ADS

Mustafa kërkon opinionin e qytetarëve se çfarë punoi LDK dhe çfarë VV në Prishtinë

11:59 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i LDK-së njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kërkuar debat në lidhje me atë se çfarë ka punuar partia e tij gjatë qeverisjes me kryeqytetin dhe çfarë ka punuar Lëvizja Vetëvendosje në këto katër vite.

Mustafa përmes Facebook-ut ka kërkuar edhe opinionin e qytetarëve për të bërë këto krahasime.

Postimi i Mustafës në Facebook

Qytetarë të nderuar Kërkoj debat dhe opinionin tuaj në ditët në vijim në temën: Çfarë punoi LDK për katër vite në Prishtinë dhe çfarë punoi VV, në fusha të ndryshme Të gjithë ne e duam një Prishtinë të ndërtuar, të zhvilluar mirë. Këtu jetojmë.

Fushata dhe kritikat e ndërsjella, pa marrë parasysh kah vijnë, nuk në bën të ndihemi se i kemi zgjidhur problemet. Duhet të flasim me fakte për të mirat dhe për dobësitë.

Para rreth katër viteve u zhvillua një fushatë e gjerë kundër qeverisjes së LDK-së në Prishtinë. Por përkundër kësaj LDK, në raundin e parë mori rreth 44% të përkrahjes qytetare për Kryetar të Komunës.

Të gjithë të tjerët, PDK, VV, AAK, PD, AKR, dhe partitë tjera arritën 56%. Përkrahja ishte larg më e madhe për LDK-në. Pse? Çfarë punuam? Projektet e mëdha: – Filluam projektin e kongjenerimit me Termokosin për ngrohjen qendrore të Prishtinës nga avulli i TC Kosova B, projekt mbi 30 milion euro me Komisionin Evropian, KFË-në, Qeverinë dhe Komunën; – Filluam ndërtimin e Fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj, për të zgjidhur për 20 vitet e ardhshme problemin e ujit të Prishtinës.

Komuna me Qeverinë e Kosovë, Qeverinë Gjermane dhe Komisionin Evropian. Projekt, po ashtu, me vlerë mbi 30 milion euro. – Ndërtuam Sheshin Ibrahim Rugova dhe Sheshin Zahir Pajaziti me standardet më të lartë, konkurrentë me shumë sheshe të metropoleve evropiane. Shtroj pyetjen para jush: Cilin projekt të madh për Prishtinën e filloi, ose e filloi dhe e përfundoi Vetëvendosja?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme