Google ADS

Mustafa: KEK-u nuk ka importuar asnjëherë thëngjill

11:26 | 4 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka demantuar deklaratat e deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi se KEK-u po importon thëngjill në Kosovë.

Mustafa, gatë interpelancës së thirrur nga deputetët e VV-së në lidhje me çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit ka thënë se KEKk-u asnjëherë nuk ka importuar thëngjill, shkruan arbresh.info.

“KEK-u nuk ka importuar asnjëherë thënxhill”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij KEK-u tahsmë ka bërë kallezime penale për mosveprim të ndërtimeve ilegale në zonën e interesit nacional dhe se pajtoheet që këto veprime duhet të ndërmerren edhe në të ardhmen ndaj atyre që e kanë mundësuar atë.

“206 objekte janë atje prej të cilave rreth 150 prej tyre janë ndërtuar për qëllime të përfitimit”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme