Google ADS

Mustafa: Kandidatët që kanë pasur problem me ligjin do të nxirren nga lista për deputetë

14:32 | 7 Shtator 2019
A Z

I dënuari për korrupsion Haki Raqi, është njëri nga kandidatet e LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

E, për këtë ka reaguar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ai ka shkruar se çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ke pasur probleme me ligjin do të nxirret nga lista për deputet te LDK-së.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha Net./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme