Pas fitores në Istog të kandidatit të Lidhjes Demokratike Haki Rugova, kjo parti ka dalë në një konferencë për media, ku ka folur kreu i LDK’së Isa Mustafa. Ai thotë se Istogu është dështimi i parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, porse do të dështojë edhe në kauza të tjera, sipas tij, të rrejshme, me të cilat kryeministri Ramush Haradinaj po udhëheq në nivel qendror.
Mustafa ka folur pak për fitoren e kandidatit të LDK’së në Istog, ndërsa e ka shijuar më shumë humbjen e AAK’së, që sic thotë ai, u bë bashkë me të gjitha subjektet për ta mposhtur kandidatin e LDK’së.
“Pas Istogut, mendoj se do të dështojnë në projekte të tjera të rreme, siç është demarkacioni dhe kauza tjera atificiale që i kanë ndërtuar dhe do të dorëzohen ashtu siç u dorëzuan në Istog”, ka thënë Mustafa.
Sipas kreut të LDK’së, partia e tij është e vetmja që është treguar e qëndrueshme dhe këto zgjedhje lokale ia dhanë titullin e partisë së parë me 230 mijë vota dhe tetë komuna të fituara.
“Kjo qeveri nuk e ka të gjatë dhe nuk e meriton ta ketë më gjatë. Është dëm për Kosovën që të ketë një qeveri që merr vendime arbitrare, që nuk e ka për bazë ligjin dhe kushtetutën, por odat”, është shprehur Mustafa.
Sot u numëruan votat me kusht dhe me postë për zgjedhjet e përsëritura në Istog, prej ku Rugova fitoi me vetëm 15 vota më shumë sesa kandidati i AAK’së, Gani Dreshaj.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...