Mustafa ka një lajm të mirë për Anamoravën

19:53 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar në profilin e tij në facebook duke paralajmëruar se punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, do të nisin në muajin gusht.

Lexoni postimin e tij të plotë në facebook:

Miq të dashur,

Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht.

Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësoj zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme