Google ADS

Mustafa: Ka laramani të papërballueshme të pagave në Kosovë

12:17 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në Kosovë ka laramani të papërballueshme në paga.

Këtë deklaratë Mustafa e bëri sot në Kuvend në kuadër të përgjigjes së tij ndaj pyetjes që i bëri deputeti i VV-së, Faton Topalli për pagat shumë të larta të zyrtarëve publik në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Mustafa ka thënë se është duke u bërë ndryshimi i Ligjit për Pagat dhe se me këtë ndryshim duhet të bëhet nivelizimin vertikal.

“Kemi diferenca shumë të mëdha të pagave në Kosovë dhe këto diferenca nuk janë në harmoni me punën dhe me përgjegjësinë në punë. Të vlejë rregulla që për punë të njëjtë të vlej edhe paga e njëjtë. Jemi duke tentuar të bëjmë nivelizimin vertikal prej pagës së presidentit që konsiderojmë se duhet të jetë më e madhe. Dejtorët e agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike nuk kemi arritur t’i futim në ligj për shkak se duhet të ndryshohet edhe Ligji për ndërmarrjet publike”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme