Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka kujtuar 7 shtatorin e vitit 1990 ku delegatët e atëhershëm kishin shpallur Kushtetutën e Kosovës, e cila njihet si Kushtetua e Kaçanikut.
Mustafa ka thënë se pas 27 vjetësh nga ajo ditë, institucionet e Republikës së Kosovës po konstituohen si rrjedhojë e kalkulimeve dhe një grupacioni politik vetëm pas koncesioneve dhe siç ka shtuar me diktimin e Listës Serbe dhe bekimin e Beogradit.
“Më 7 Shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm, shpallën Kushtetutën Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, duke vendosur themelet e shtetësisë dhe duke dëshmuar vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Krenaria për atë epokë historike nuk na zbehet, përkundër faktit se fiks pas 27 vjetësh, si pasojë e kalkulimeve meskine të një grupacioni politik, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç e dikton Lista Serbe, me bekimin e Beogradit”.
“Respekt për të gjithë deputetët dhe veprimtarët e tjerë që rrezikuan edhe jetën e tyre për të mundësuar aprovimin e Kushtetutës së Kaçanikut!”, ka përfunduar ai.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...