Mustafa: Importi nga Serbia u rritë, e nga Shqipëria u zvogëlua

11:14 | 24 Qershor 2022
arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, thotë se është rritur importi me Serbinë.

“Importi nga Serbia qenka rritur për 6,4 milionë euro”, shkruan Mustafa.

Sipas tij, krahasuar me muajin maj 2021, është zvogëluar importi nga Shqipëria.

“Importi mujor nga Shqipëria qenka zvogëluar  për 6,0 milionë euro krahasuar me maj 2021”, shkruan deputeti Mustafa.

Ai shton se deficiti tregtar në maj 2022 është thelluar për 367,9 milionë euro krahasuar me prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme