Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në Gjilan ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin fillimisht kanë bërë nderime te shtatorja e Idriz Seferit dhe njëkohësisht kanë mbajtur takim pune për mundësine e mbështetjes së Gjilanit dhe Komunave të këtij regjioni edhe përmes inicviativave dhe zërit qytetarë nga deputetët në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Siç njofton Komuna e Gjilanit, kryetari Haziri pas homazheve te shtatorja e heroit të Kombit Idriz Seferi, ka thënë se sa herë që bëhen homazhe pranë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është një freski e kujtimit për veprën e tyre sublime deri në sakrificën e jetës që ata kanë dhënë për lirinë e vendit dhe për gjeneratat e reja në përgjithësi brez pas brezi.
Ndërsa, në fjalën e tij ish-kryeministri Mustafa, ka thënë se gjithmonë është pak ajo çka bëjmë ne, kur dihen rrethanat në të cilat kanë vepruar heronjtë dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi.
“Vepra e Idriz Seferit dhe vendosmëria e tij për ti bërë bashk të gjitha trojet shqiptare ishte angazhimi konkret i tij dhe i shumë luftëtarëve të tij. Ishte ai ideal që vazhdoi edhe për shumë vite dhe nëpër shumë vuajtje e sakrifica, në shumë kryengritje e shumë protesta, deri te lufta e fundit për liri. Gjithashtu në takimin me kryetarin Haziri, e kemi siguruar që Grupi i Deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, njëzëri do të jenë në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe ofrimin e alternativave më të mira për zhvillim duke përfshir kështu edhe angazhimin konkret për Regjionin e Gjilanit”, ka thënë mes tjerash Isa Mustafa.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...