Mustafa: Ibrahim Rugova ishte dijetar e humanist i rrallë, nuk e pa pullazin e shtëpisë që e ndërtoi vet

12:25 | 21 Janar 2020
Arbresh.info

Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se Rugova nuk arriti te shohë pullazin e shtëpisë që vet e ndërtoi, shkruan arbresh.info.

“Më 21 janar 2006 Kosova humbi njeriun që krijoi idenë e lirisë dhe pavarësisë, idenë e shtetit. Ai nuk arriti të shihte pullazin e shtëpisë të cilën vet e kishte nisur dhe ndërtuar”, ka thënë ai.

Duke treguar për biografinë e Rugovës, Mustafa e ka quajtur dijetar e humanist i rrallë.

“Humanist i rrallë, dijetar i mbrehtë. Ai u bë simbol i paqës dhe dashurisë mes njerëzve dhe popujve, ai më mirë se çdo kush tjetër e provoi se Evropa i përket Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndryshe sot bëhen 14 vjet që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Në këtë përvjetor homazhe para varrit të tij kanë bërë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri në detyrë, Ramush Harainaj dhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

E familja e Rugovës në shtëpinë e tyre kanë pritur edhe anëtarët e LDK-së, por aty nuk u pa i pari i saj, Isa Mustafa/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme