Isa Mustafa ka qartësuar se Ramush Haradinaj nuk është kandidat i koalicionit qeverisës për postin e presidentit, por tha se nuk sheh si një zgjidhje të mirë për postin e të parit të vendit nëse dilet me kushtëzime.
Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e tij për të parin e vendit, ndërkohë që mandati i presidentit skadon në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo parti ka paralajmëruar se nëse Haradinaj nuk zgjidhet president, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
E partia e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë se me AAK-në nuk ka pasur marrëveshje në pako për postin e presidentit dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet me konsensus të të gjitha partive, përfshirë edhe ato opozitare.
“Nuk e di si e ka llogaritur Haradinaj, por ne nuk kemi vota të mjaftueshme në Kuvend dhe t’i themi atij se do të jetë president, pasi që për këtë nevojiten të jenë mbi 80 deputetë të pranishëm në sallë. Ne duhet të ulemi me partitë që kanë së paku 80 deputetë dhe ta shtrojmë këtë çështje. Ne kemi një qëndrim të paqartë – Lista Serbe, sepse nuk e di se si do të sillet ajo në momentin e zgjedhjes së presidentit”, është shprehur kryetari Isa Mustafa në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai ka sqaruar se koalicioni qeverisës nuk ka një kandidat të përbashkët për president dhe se Haradinaj është kandidat vetëm i AAK-së. Teksa ka folur për një takim me partitë politike për presidentin, Mustafa tha se LDK-ja nuk synon postin e presidentit në këtë situatë, por të mbajë postin e kryeministrit.
“Avdullah Hoti do ta drejtojë këtë qeveri ose do të shkojmë në zgjedhje të tjera”, u shpreh ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...