Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se ‘problemet e vendit nuk zgjidhen duke u pozicionuar në istikame politike. As duke ndjellë gaz lotsjellës në Kuvend’, shkruar ai në profilin e tij në Facebook, përcjell portali Arbresh.info
Ai ka thënë se është mirë të mendojmë thellë e arsyeshëm, të vejmë në shërbim logjikën shtetërore para se të japim deklarata.
Të nderuar qytetarë,
Problemet e vendit nuk zgjidhen duke u pozicionuar në istikame politike. As duke ndjellë gaz lotsjellës në Kuvend.
Është mirë të mendojmë thellë e arsyeshëm, të vejmë në shërbim logjikën shtetërore para se të japim deklarata.
Qeveria dhe institucionet e shtetit kanë bërë përpjekje që në të gjitha kundërshtimet e opozitës për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të bëjë edhe një hap për të ofruar argumente se Kosova nuk po humb territor. Nga Presidentja Jahjaga është themeluar Komisioni Ndërkombëtar i cili ka përfunduar se kufijtë me Malin e Zi janë ata që kanë qenë edhe më parë, se nuk ka ndryshim të vijës kufitare.
Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, pasi ka analizuar gjendjen, ka deklaruar se kufijtë janë në suaza të atyre që është njohur pavarësia e Republikës së Kosovës. Në të gjitha rastet qytetarët e Kosovës u kanë besuar SHBA-ve; ato na u gjetën në momentet më të vështira kur ishte rreziku të zhbëhet populli ynë; shtrohet pyetja pse sot dikush të mos u besoj?!
Tani po presim rezultatet edhe të një komisioni të themeluar nga Qeveria për të vërtetuar se sa është territori i Republikës së Kosovës, përkatësisht se a ka ndryshim të territorit pas gushtit të vitit 2015, kur është nënshkruar Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë, të të gjithë vendit. Me shënimin e vijës kufitare nuk do të lejohet të humb askush tokë por as nuk do ti epet askujt tokë, të cilën nuk e ka administruar Kosova në kohën kur ka shpallur pavarësinë. Është Deklarata e Pavarësisë ajo që rregullon territorin që përkufizon Kosovën.
Si pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, të gjithë ne, kemi përgjegjësi për shtetin tonë, për qytetarët e Kosovës. Kemi përgjegjësi edhe për interesat strategjike të vendit, që ndërlidhen me integrimet euroatlantike. Nuk ka asnjë arsye, që kur është interesi i vendit, të mos jemi unik dhe të ndërgjegjshëm.
Zgjidhja më e keqe dhe më e dëmshme është ti mbajmë qytetarët e izoluar. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë kauzë politike. Nuk besoj se as qytetarët e Rugovës të cilëve, sikurse edhe tërë Kosovës, u janë bërë padrejtësi historike se e dëshirojnë këtë izolim. Im
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...