Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, tha se çështja e doracakut me edukimin seksual, janë një “fushatë propaganduese dhe përpjekje për krijimin e kauzave të paqena”.
Sipas Kurtit, doracakët nuk janë pjesë e kurrikulave shkollore, as tekste obligative për nxënës.
Mustafa, në një postim në Facebook publikoi një status të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila kishte njoftuar në dhjetor të 2023-ës, për doracakun në fjalë.
“Kush i ka hartu doracakët, kush????Edhe i keni promovu bile”, shkroi Mustafa./Arbresh.info/
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...
Superkupa e Italisë: Sot dhe nesër zhvillohen gjysmëfinalet,...
Vdes Anton Berisha, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme