Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas shkarkimit të ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se është i papranueshëm shkarkimi i Veliut, shkruan arbresh.info.
Mustafa ka shtuar gjithashtu se shtuar se këto veprime janë shkelje të marrëveshjes së koalicionit dhe qojnë në prishje të tij teksa ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të anuloj vendimin për shkarkim.
“Qytetarë të nderuar
Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.
Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit.
Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së.
Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.
Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.
Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM”, ka shkruar Mustafa./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...