Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit aktual Ramush Haradinaj, se qeveria e tij kishte më shumë zëvendës ministra sesa aktualja, shkruan arbresh.info
Ai e ka quajtur deklaratën e tij të pavërtetë, duke thënë se numri maksimal nuk ka tejkaluar 47 zv. ministra.
“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thenë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra. Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë. Të gjithë emrat mund të publikohen. IM”, shkruan Mustafa në Facebook.
Kujtojmë se qeveria e Ramush Haradinajt është kritikuar shumë për numrin e madh të zëvëndës ministra mbi 62./Arbresh.info/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A