Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj pasi ky i fundit e ka cilësuar si “turist” gjatë luftës.
“Atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë”, ka shkruar shkurtimisht Mustafa në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Haradinaj ka deklaruar të hënën se Remi dhe ish-presidenti Hashim Thaçi kanë qenë turistë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tri javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turistë janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hyjnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë ish-kryeministri./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Haradinaj: Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa ishin “turistë” në UÇK
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...