Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ëshë deklaruar rreth përleshjeve me të cilat po shënohen zgjedhjet e kësaj partie në degë dhe nëndegë. Mustafa u vë fajin mediave dhe partive të tjera ‘që po prishin tubimet e LDK-së.
Dje është raportuar për përplasje në nëndegën Mati 1, e sot mediat kanë shkruar se në degën e parë të LDK’së, në Kodren e Trimave, ka pasur incidente. Kjo akoma nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa ka reaguar kreu i partisë.
“Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai paralajmëron se do të anulojë zgjedhjet e atyre që kanë shkelur statusin e partisë.
“Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statusin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen”, ka shtuar ai.
“Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...