Google ADS

Mustafa i LDK-së për çmimin e rrymës: Sikur të shohësh një film horror ekonomik

11:51 | 18 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, është deklaruar para deputetëve sot në seancën e Kuvendit.

Ai ka folur në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, e cila është edhe pjesë e pikës së rendit të ditës në seancën e sotme, shkruan Arbresh.info.

“Sot po flasim për një cështje që na prek të gjithëve, një histori të mirëfillët të shkëlqimit dhe rënies. Nuk po flas për ndonjë serial dramatik apo telenovelë turke, por për realitetin e hidhur nën udhëheqjen e kësaj qeverie”, deklaroi Mustafa.

Tutje, ai tha se para zgjedhjeve kryeministri Kurti e ka përdorur frazën “Energjia elektrike është shumë e shtrenjtë kur ne jetojmë mbi energji elektrike”.
E sipas tij, pas zgjidhjeve Kurti ka rritur çmimin e rrymës dy herë.

“Pas zgjedhjes ai solli një rritje mahnitëse të çmimeve të energjisë dhe atë jo një herë por dy herë. Më 8 shkurt 2022 një rritje prej më shumë se 100% dhe sikur të mos i mjaftonte kjo barrë që i kishte vënë qytetarëve mbi supe, bëri edhe një rritje tjetër më 30 mars 2023, prej 15,4%, gjithsej një rritje e përbërë prej gati tre fish të çmimeve”, potencoi deputeti i LDK-së.

Mes tjerash, ai i krahasoi këto zhvillime me skenarin e një filmi horror.

“Është sikur të shikosh një film horror ekonomik, ku çdo skenë është më e frikshme se e mëparshmja, përderisa producenti i këtij horrori ngajoset që qeshuri e fërkon duart i kënaqur që po shkatërron çdo mundësi mbijetese për cilindo qytetar në këtë vend”, u shpreh Mustafa./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme