Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nëpërmjet deputetit të saj, Besian Mustafa, e ka vlerësuar si vlerë tejet të ulët çmimin prej 105 eurove të caktuar sot, në mbledhjen e radhës nga Qeveria e Kosovës, që drejtohet prej Albin Kurti.
Sipas deputetit Mustafa, kjo vlerë nuk reflekton me nevojat e qytetarëve në këtë kohë të krizës të rritjes së çmimeve, krizës energjetike dhe krizës ekonomike në nivel të Evropës, dhe të Kosovës.
Mustafa, ka thënë se LDK e vlerëson që vlera e një koeficienti do të duhej që të ishte 125 euro, dhe do të angazhohen në bazë të fuqisë politike që e kanë aktualisht që në kuvend ose në seancën plenare do të tentojnë që këtë vlerë ta përfshijmë në ligjin për buxhet.
Deputeti i LDK-së, ka drejtuar kritika edhe ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati, madje duke i kërkuar llogari se si është e mundur që për vitin 2022 të ketë realizimin më të ultë në historinë e Kosovës, të projekteve kapitale, ndërsa në anën tjetër të mos ketë mundësi buxhetore t’ua paguaj pagat e dinjiteteshëm zyrtarëve publik.
Besian Mustafa, deputet i LDK-së: Atëherë sot, Qeverinë e Kosovës që kishte vendosur që në mbledhjen e saj të radhës, kishte propozuar dhe kishte vendosur që koeficienti për pagat në sektorin publik, pra koeficienti bazë të ketë 105 euro, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, vlerësojmë që kjo vlerë është tejet e ulët.
“Kjo vlerë nuk reflekton nevojat e qytetarëve në këtë kohë krize të rritjes së çmimeve, krizës energjetike dhe krizës ekonomike në nivel të Evropës, dhe të vendit tonë, ajo që po parashihet të vije kemi një koeficient që nuk reflekton nevojat e shumë sektorëve, duke filluar nga sektori shëndetësor ku kemi një ikje masovike të kuadrit shëndetësor pra të mjekëve nga Republika e Kosovës. Ne si LDK e vlerësojmë që vlera e një koeficienti do të duhej që të ishte 125 euro dhe do bëjmë atë që kemi fuqi politike që në kuvend ose në seancë plenare të Republikës së Kosovës, do të tentojmë që këtë vlerë 125 euro ta përfshijmë në ligjin për buxhet”, tha Mustafa. /arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj