Mustafa i kundërpërgjigjet Shpejtim Bulliqit

18:45 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me  deklaratën e deputetit të LDK-së Shpejtim Bulliqi i cili ka thënë se për liderët e vendit tanë, treni “rus” i nisur nga Beogradi, do të arrinte në Kaçanik, e që sipas tij arritën ta ndalnin vetëm miqtë e Kosovës.

“Sa për ata që lavdërohen për meritat se kush e ndali trenin, ai do të kishte mrri në Kaçanik, askush nuk nga ta se kish ndalë, por atë e bën miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Shpejtim Bulliqi.

Ndërsa kryeministri Mustafa ka theksuar se është për t’u habitur kjo deklaratë e deputetit teksa ka shtuar se ky lajm do të ishte i mirë për Serbinë, por që lajmi i vërtetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Ishte nje deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vertetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme