Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka lënë të hapur mundësin për futjen në koalicion qeverisës me tri partitë Vetëvendosjen, AAK-në dhe Nisman. Kështu, kryeministri në largim e ka lënë të ‘bllokuar’ bashkëpunimin me partinë e Kadri Veselit.
Në një status në “Facebook”, ai ka thënë se nëse pajtohen me politikat programore, atëherë LDK-ja është e gatshme për bashkëpunim.
“Është në vullnetin tonë të vlerësojmë, natyrisht pa inate dhe pa zemërime por edhe pa i pranuar animet e jashtme, se çfarë është në interes të vendit. Pyetja themelore që shtrohet është se cilat ndryshime i nevojiten vendit? Përgjigjen si LDK do ta kërkojmë në dialogun tonë të brendshëm, në bisedat me VV me AAK-në me Nismën. Do të shikojmë kah ardhmëria. Nëse pajtohemi në konceptet tona dhe nëse arrijmë të gjejmë rrugë të përbashkëta, atëherë edhe zgjidhja do të jetë e përbashkët”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë
Mençuria themelore e një subjekti politik është të lexoj drejtë rezultatin zgjedhor. Ndërkaq për individët me prirje dhe anësi të ndryshme politike, më së lehti është që rezultati të lexohet ashtu si ata e dëshirojnë dhe unë si Kryetar i LDK-së të akuzohem si njeri i zemëruar dhe intatçor.
E vërteta e këtyre zgjedhjeve është se asnjë subjekt politik shqiptar nuk mund të krijojë qeverinë vet me këto vota, dhe as me komunitetet joshumicë. E vërteta tjetër e hidhët është se qeverisja e vendit rrezikon të jetë e varur shumë nga vullneti i Listës Serbe, përkatësisht nga Serbia, në qoftë se ne nuk gjejmë konsensus shqiptar. Dhe një e vërtetë tjetër është se qëndrimet e LDK-së që mos të vazhdohen mandatet e rezervuara për komunitetet joshumicë, e minimizojnë këtë rrezik nga lista serbe, sepse duke analizuar pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje, me vende të rezervuara ata do të arrinin të kenë deri afër 20 deputetë në Kuvend, që do të ishte krejtësisht e padrejtë.
Është fakt i pamohueshëm se qytetarët në këto zgjedhje u deklaruan me rreth 34 % të votave që me këtë vend të qeverisë PDK-ja me AAK-në me Nismën dhe me dhjetë subjekte tjera që e gjetën afërsinë me PDK-në. Pra të qeverisin ata që fajësohen për kapje të shtetit, për zhvatje, për afera korruptive… Fakti është që rreth 28 % e qytetarëve votën ua ia dhanë VV, subjektit që së bashku me AAK-në dhe Nismën, në këtë mandat e mbushën Kuvendin me gaz lotësjellës, na kallën me mollotov dhe dyshohen për akte tjera. Pra, atyre që me akte të dhunës vepruan në përmbysjen e qeverisë. Dhe po ashtu fakti është që Koalicionit LDK, AKR, Aloternativa dhe Lëvizja për Drejtësi qytetarët ia dhanë besimin me rreth 26% të votave. Pra, subjektit që në mandatin e fundit drejtoi Qeverinë e Kosovës, që siguroj rritje të lartë ekonomike, zvogëlim të papunësisë, nuk pati afera korruptive dhe u pengua në liberalizimin e vizave, jo vetëm nga opozita por edhe nga deputetët e vet.
Në qoftë se e marrim si relacion matematikor, është vështirë që kjo votë të kualifikohet si votë për ndryshime. Si relacion matematikor, nuk mund të mblidhet dhe të kualifikohet as si votë për vazhdimësi të qeverisjes, siç mundohet dikush ta interpretojë. Sepse asnjë subjekt nuk e ka marrë shumicën. Prandaj çdo njëra nga subjektet politike ka të drejtë ti lexojë dhe kuptojë rezultatet ashtu siç ato figurojnë.
Nuk është në vullnetin e inatit apo zemërimit që unë si Kryetar i LDK-së të vendos se kundër kujt duhet të pozicionohemi. Është në përgjegjësinë e LDK-së dhe të partnerëve të koalicionit që në organet tona të vlerësojmë rezultatin tonë dhe rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve dhe të vendosim për veprimet e mëtutjeshme. Është e padrejtë që dikush të konstatoj se unë kam vendosur vet për koalicionin e fundvitit 2014 me PDK-në. Është e vërtetë se unë e kam nënshkruar marrëveshjen për koalicion dhe se nuk pendohem për një marrëveshje të tillë. Por, marrëveshjen e kam bërë mbi bazën e vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Por, po ashtu, është e vërtetë se kundërshtimi i koalicionit tani me PDK-në nuk është vetëm çështje vullnetit tim, por e një konsensusi të plotë të degëve të LDK-së që të mos bëhet koalicion në këtë mandat me PDK-në. Prandaj është çështje e mbyllur.
Sa i përket interpretimit se unë apo LDK do të jemi kundër ndryshimeve, në qoftë se nuk bëjmë koalicion me VV apo nëse nuk i bashkangjitemi Vetëvendosjes, mendoj se është një interpretim i gabuar. Qytetarët nuk kanë vendosur kështu. Asnjëri nga subjektet konkurruese në këto zgjedhje nuk e ka marrë besimin e plotë të qytetarëve për të qeverisur. Është në vullnetin tonë të vlerësojmë, natyrisht pa inate dhe pa zemërime por edhe pa i pranuar animet e jashtme, se çfarë është në interes të vendit.
Pyetja themelore që shtrohet është se cilat ndryshime i nevojiten vendit? Përgjigjen si LDK do ta kërkojmë në dialogun tonë të brendshëm, në bisedat me VV me AAK-në me Nismën. Do të shikojmë kah ardhmëria. Nëse pajtohemi në konceptet tona dhe nëse arrijmë të gjejmë rrugë të përbashkëta, atëherë edhe zgjidhja do të jetë e përbashkët. Nëse jo, qytetarët kësaj radhe ia kanë caktuar vendin çdo subjekti, me të drejtë apo jo, të informuar mirë apo jo, është çështje tjetër, por ne do të sillemi sipas verdiktit të popullit. IM
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve