Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, tha se është absurde kur thuhet të krijohet një komision për të vërtetuar se kufiri është në Kullë dhe Çakorr.
Emërimi i Bulliqit në krye të këtij komisioni tha nuk mund ta paragjykojë dhe, sipas tij, asnjë komision i brendshëm nuk mund ta përcaktojë shënimin e vijës kufitare.
“Ne duhet t’i ulim gjakrat e të menduarit dhe mos të merremi me konstatime individuale, por që ti lihet ekspertëve profesional”, tha ai.
Ai tha se do të dëshironte që kufiri të jetë në Çakorr dhe Zhlep dhe do ta votonte me të dy duart, por se sipas tij, komisioni ka konstatuar se kufiri është aty ku ka qenë edhe më herët dhe se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër territor me Malin e Zi.
“Pra nuk pres se do të zbulojnë diçka të re, porse Kosova ka humbur territor diku rreth dy kilometra me Maqedoninë”, tha Mustafa.
Çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet dhe se Brukseli e ka bërë të qartë se ky është një kriter që duhet të përmbushet.
Mustafa foli edhe për kohën kur ka qeverisur me vendin, i cili është sulmuar nga opozita me gaz lotsjellës dhe me vezë.
“Opozita me atë gazin lotsjellës që e pati përdorur në Kuvend na ka bërë gaz të botës”, tha Mustafa në RTK.
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi