Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një vizite që i ka bërë ndërmarrjes prodhuese “Muja Dekor”, ka thënë se vetëm kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, mund ta zgjidhë problemin e papunësisë në Kosovë.
“I japë përkrahje të plotë kandidatit tonë për kryeministër. Me përkrahje të Qeverisë së ardhshme dhe kryeministrit Hoti do të zgjidhim problemin e papunësisë, do të hapim vende të reja të punës, do të ofrojmë politika fiskale të përshtatshme për bizneset, do të kemi një vend në të cilin dëshirojmë të jetojmë, një vend të mirëqenies dhe një vend të sigurt”, ka thënë Mustafa.
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në Qeverinë e kaluar edhe në Qeverinë e re, ne do t’i kushtojmë prioritet të parë zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
“Kemi marrë reforma fiskale në pakon e parë, e kemi të gatshme pakon e dytë për t’ju ndihmuar bizneseve, sikur ky që po vizitojmë sot. Do të eliminohet të gjitha taksat doganore për lëndë të para, makineri dhe inpute të tjera që nevojiten për procesin e prodhimit”, ka thënë Hoti.
Ai ju ka garantuar të gjitha bizneseve se sikur në të kaluarën, do t’ju qëndrojmë afër dhe do t’i përkrahim për zgjerimin dhe zhvillimin e tyre./Arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?