Google ADS

Mustafa: Hazirin e Veliun nuk i largoj, edhe nëse nuk bëj 100 vjet koalicion me VV’në

19:47 | 2 Shtator 2019
L G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë në KTV ka thënë se Vjosa Osmani do i përfaqësoj politikat e LDK’së në krye të Qeverisë.

Ai u është përgjigjur deklaratave se burrat e partisë qëndrojnë pas saj.

Po ashtu, Mustafa ka thënë se Lutfi Hazirin e Agim Veliun, nuk i largon, edhe po të mos bëjë edhe 100 vjet koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lutfi Haziri është zgjedhur si kryesues i fushatës parazgjedhore të LDK’së ndërsa edhe ka marrë postin e nënkryetarit. Agim Veliu ndërkohë ka marrë postin e nënkryetarit të parë të kësaj partie, transmeton express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme