Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugovës.
Përmes një shkrimi në facebook, Mustafa tha se Rugova ishte punëtor i palodhshëm, i sinqertë, i formuar e besnik.
Postimi i plotë:
Haki Rugova iku në amshim!
Hakiu ynë, punëtori i palodhshëm,i sinqertë, i formuar e besnik u largua për ta ndier përherë mungesën e tij. Për shumë vite mori besimin e istogasve për të drejtuar komunën e tyre. Ishte në krye të degës së LDK-së dhe nënkryetar LDK-së të Kosovës. Njeri i urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij. Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide. Ashtu siç nuk dorëzohen njerëzit e drejtë, të sakrificës, besnik e të fjalës.
Jam krenar që pata rastin të punoj me te!
Ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës.
Ngushëllime familjes së Haki Rugovës!
Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që i qëndruan afër!
Ngushëllime qytetarëve të Istogut e të Kosovës!/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...